Shembja e Teatrit, ish-ministri Ylli Pango “zbërthen” skenaret: Çdo qeveri ka pasur tentativa për të asgjësuar monumentet e kulturës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shembja e Teatrit, ish-ministri Ylli Pango “zbërthen” skenaret: Çdo qeveri ka pasur tentativa për të asgjësuar monumentet e kulturës

Ish-ministri i Kulturës Ylli Pango, duke folur për shembjen e Teatrit Kombëtar më datë 17 maj tha mbrmëjen e sotme se çdo qeveri ka bërë tentativa për të asgjësuar monumentet e kulturës.

Në Abc Neës, Pango ka thënë se në vendin tonë monumentet e kulturës janë të shumta, por lufta kulturore ndaj tyre ka kaluar peripeci të shumta pasi mbi këto monumente janë bërë dhe ndërtime të tjera.

“Ajo ndërtesë i ka mbajtur brenda të gjitha. Ka shumë histori. Dhe një nga kriteret që ka ligji evropian është që monumenti edhe nëse shembet për arsye natyrore, apo dora njeriut duhet të rindërtohet siç ka qenë.

Lufta kulturore ka kaluar në një seri peripecish dhe historia jonë është vërtet e larmishme, por edhe monumentet janë të shumta. Nga njëra anë kemi një plejadë profesionistësh që janë për tu nderuar, por midis tyre ka njerëz që kanë futur në historinë e trashëgimisë kulturore Bylysin.

Advertisement

Ndërkohë në çdo qeverisje pa përjashtim ka pasur tentativa të vazhdueshme dhe shumë shpesh të suksesshme për të asgjësuar monumentet e kulturës për shkak të ndërtimeve që do të bëheshin mbi to. Këtu kanë ceduar figura që kanë filluar nga nivelet e pushtetit lokal në nivele më të larta”, tha Pango.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy