Të paktën nëntë njerëz janë vrarë pasi një ndërtesë pesëkatëshe u rrëzua duke zënë poshtë një autobus.
Sipas zyrtarëve, tetë persona të tjerë u plagosën. Ngjarja ndodhi në qytetin Gëangju në Korenë e Jugut.
Advertisement
Brenda në autobus ishin 17 persona, ndërsa arsyeja e ngjarjes mbetet ende mister.
Autoritetet po kërkojnë për të mbijetuar të tjerë që mund të kenë mbetur të bllokuar.
Advertisement
Yang Ik-je, i cili ka një dyqan në zonën ku ndodhi aksidenti, tha se kur ndërtesa u shemb, ndihej sikur toka po dridhej.
“Nuk mund ta shihja rrugën qartë, sikur të ishte e mbështjellë me mjegull të dendur”, tha ai.
Advertisement