Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Torino, Itali ku është shembur një ndërtesë në rrugën Bramafame.

Si pasojë ka humbur jetën një 4-vjeçar shqiptar, ndërsa është plagosur e ëma e të miturit, bashkë me dy persona të tjerë. Sipas raportimeve, dy prej të plagosurve ndodhen në gjendje të rëndë në spital.

Ndërkohë, ekipet e kërkim-shpëtimit janë ende duke kërkuar nën gërmadhat, pasi dyshohet se ndodhen edhe dy persona të tjerë. Ata janë në gjendje t’i dëgjojnë zërat e tyre, për këtë arsye nuk do i ndalin kërkimet.

Deri më tani, thuhet se ndërtesa është shembur nga shpërthimi i një bombole gazi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";