Shefi i ushtrisë izraelite, Herzi Halevi, në ceremoninë e përkujtimit të “Luftërave të Izraelit” pranoi se ai, si komandant i ushtrisë, mbart përgjegjësinë për dështimin e ushtrisë izraelite në misionin e saj për të mbrojtur civilët më 7 tetor.
“Si komandant i forcave ushtarake të Izraelit gjatë luftës, mbaj përgjegjësinë për dështimin e ushtrisë në misionin e saj për të mbrojtur qytetarët e Izraelit më 7 tetor dhe e ndjej peshën mbi supet e mia çdo ditë. Në zemrën time e kuptoj plotësisht kuptimin e saj”, tha ai.
Në një rrëfim mbresëlënës, ai tha se çdo ditë mbart kujtimin e të vdekurve dhe se ka përgjegjësinë t’u përgjigjet pyetjeve që i mbajnë zgjuar qytetarët. Në këtë luftë, përsëriti ai, Izraeli është i vendosur vendosur ta përfundojë misionin, edhe pse e kupton koston.
Kjo ngjarje vjen pasi ka tension mes qeverisë dhe ushtrisë në Izrael në sfondin e luftës së vazhdueshme në Gaza dhe dështimit për ta zgjidhur atë, veçanërisht pas kthimit të forcave të Hamasit në zonat në Rripin e Gazës që ushtria izraelite kishte pushtuar.
Ka pasur raporte gjatë dy ditëve të fundit se ushtria izraelite kërkon që kryeministri Benjamin Netanyahu të marrë vendime strategjike për vazhdimin e luftës dhe të ardhmen e Rripit të Gazës. /vizionplus.tv