Shefi i Pfizer: Covid-19 mund të përfundojë brenda vitit, por vaksinat duhet të merren vazhdimisht

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shefi i Pfizer: Covid-19 mund të përfundojë brenda vitit, por vaksinat duhet të merren vazhdimisht

Kreu kompanisë Pfizer, Albert Bourla ka deklaruar se pandemisë do t’i vijë fundi brenda një viti.

Në një intervistë për mediet Broula shtoi se për mbrojtje maksimale do të jetë nevoja për vaksinim vjetor për të qëndruar të sigurt nga variantet e mundshme të këtij virusi.

“Nuk mendoj se kjo do të thotë që nuk do dalin variante të tjera të Covid-19 dhe se do duhet të jetojmë jetën tonë pa pasur vaksina, por kjo, përsëri, mbetet për t’u parë,”shpjegon ai.

Advertisement

Më herët eksertët kanë shpjeguar se intensiteti i virusit do të bjerë dhe në të ardhmen ai do të jetë i ngjashëm me gripin.

“Skenari më i mundshëm se virusi se virusi do të vazhdojë të ketë variante të reja pasi është përhapur në të gjithë botë. ne do të kemi vaksina që do të zgjasin të paktën një vit,”shtoi Bourla.

Njëjtë si Broula edhe ekspertët e CDC dhe FDA kanë shpjeguar se Delta mund të jetë fundi i varinteve të rëndësishme për Covid-19, por ata nuk e përjashtojnë mundësinë që mund të ketë edhe variante të tjera më të rrezikshme. Pavarësisht kësaj studiuesit gjithmnë kanë theksuar se Covid-19 mund të jetë edhe endemik.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy