Shefi i Pentagonit sfidon Trump: Nuk përdorim forcën mbi protestuesit!

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shefi i Pentagonit sfidon Trump: Nuk përdorim forcën mbi protestuesit!

Ndërkohë që vazhdojnë protestat në qytetet kryesore amerikane, Sekretari i Mbrojtjes Mark Esper deklaroi se nuk mbështet përdorimin e forcave aktive ushtarake për të penguar protestuesit. Kjo deklaratë e vë Shefin e Pentagonit në linjë përplasjeje me Presidentin Trump, i cili ka kërcënuar se do të dërgojë trupa për të shtypur protestat që vazhdojnë prej një jave, të nxitura nga vdekja e një afro-amerikani gjatë arrestimit nga një polic i bardhë.

Në fillim të javës, Presidenti Trumë kërcënoi se do të përdorte një ligj që i jep atij mundësinë të autorizojë dërgimin e forcave aktive ushtarake për të shtypur protestat, pa parapëlqimin e guvernatorëve. Në sfidë ndaj kërcënimit të presidentit, Esper tha se forcat aktive ushtarake duhet të përdoren vetëm në rastet më urgjente dhe ekstreme:

“Nuk jemi aktualisht në një nga këto situata. Nuk mbështes aktivizimin e Ligjit të Kryengritjes,” deklaroi ai. Të mërkurën në mëngjes, shefi i pentagonit i dha urdhër 200 ushtarëve në shërbim aktiv të ktheheshin në bazë pas dy ditë demonstratash paqësore në Uashington, por e anuloi vendimin brenda pak orësh pas një takimi në Shtëpinë e Bardhë.

Esper po ashtu u distancua nga vizita e Presidentit Trump në një kishë pranë Shtëpisë së Bardhë, ku ai pozoi për gazetarët me biblën në dorë. Fotografia nxiti revoltim dhe kritika të forta, pasi policia përdori gazën lotsjellës dhe granata zhurmuese për shpërndarjen e turmës. Ky akt dhe reagimi ndaj protestave kanë dëmtuar popullaritetin e presidentit.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy