“Përgjigja e Hezbollahut ndaj sulmeve izraelite do të jetë e fortë dhe efektive”, tha të martën Sayyed Hassan Nasrallah, udhëheqësi i grupit të fuqishëm të armatosur libanez.

Ai foli në një fjalim që shënonte memorialin një javor të komandantit të lartë ushtarak të grupit Fuad Shukr , i cili u vra në një sulm izraelit javën e kaluar në periferitë jugore të Bejrutit . Shefi i Hezbollahut tha se grupi i tij dhe Irani ishin të detyruar t’i përgjigjen Izraelit të cilat do qofshin pasojat pas vrasjeve javën e kaluar të komandantit ushtarak të Hezbollahut, Fuad Shukr dhe liderit të Hamasit, Ismail Haniyeh.

“Irani e gjen veten të detyruar të përgjigjet dhe armiku po pret në një gjendje të madhe frike”, tha Hassan Nasrallah në një fjalim televiziv, duke shtuar se grupi i tij ishte gjithashtu “i detyruar të përgjigjet”.

“Hezbollahu do të hakmerret i vetëm ose në kontekstin e një përgjigjeje të unifikuar nga të gjithë boshtet e grupeve të mbështetura nga Irani në rajon, cilat do qofshin pasojat”, shtoi ai.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Një sulm ajror izraelit në periferitë jugore të Bejrutit vrau komandantin e lartë ushtarak të Hezbollahut, Shukr, të martën e kaluar.