Shtëpia e Bardhë ka urdhëruar trupat ushtarake amerikane, që ndihmonin trajnimin e ushtrisë së Ukrainës, që të largohen nga ky vend. Departamenti i Shtetit po ashtu ka reduktuar në masë të madhe personelin e ambasadës në Kiev. Me të paktën 100 mijë trupa ruse në kufi me Ukrainën, Uashingtoni thotë se sulmi mund të ndodhë në çdo moment.

 

Forcat ruse dhe bjelloruse po zhvillojnë manovra të përbashkëta ushtarake në Bjellorusi. Rusia ka grumbulluar mbi 100,000 trupa përgjatë kufirit të Ukrains. Moska vazhdon të thotë se nuk ka plane për të pushtuar Ukrainën. Por nga ana tjetër, zyrtarët e lartë amerikanë parlajmërojnë për një sulm të mundshëm ndaj këtij vendi.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Jake Sullivan, duke folur të dielën për rrjetin televiziv CNN, tha se të gjitha veprimet ruse të çojnë drejt sulmit.

 

“Mënyra dhe taktikat se si i kanë dislokuar trupat dhe pajisjet, e bën të qartë mundësinë se shumë shpejt mund të ketë veprime të mëdha ushtarake. Sikurse jemi të përgatitur për rrugë diplomatike, gjithashtu jemi të përgatitur të reagojmë në mënyrë vendimtare, bashkërisht me aleatët dhe partnerët, nëse Rusia e pushton Ukrainën.”

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Të shtunën Presidenti Joe Biden foli në telefon me homologun rus Vladimir Putin. Shtëpia e Bardhë postoi në rrjetin Twitter paralajmërimin e Presidentit Biden për pasoja të rënda nëse Rusia sulmon Ukrainën. Sipas njoftimeve, telefonata nuk ndikoi në uljen e tensioneve ndërsa ligjvënësit amerikanë kanë shprehur shqetësime mbi stituatën.

 

Duke folur për rrjetin televiziv ABC, Senatori republikan Lindsey Graham e paralajmëroi Rusinë për dëme me pasoja afatgjata nëse sulmon Ukrainën.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Ky nuk është presidenti i fundit që do të ketë Amerika. Nëse Rusia pushton Ukrainën, do të shkatërroheshin për dekada me radhë marrëdhëniet ruso-amerikane. Çdo president do të ishte i kufizuar në marrëdhëniet me Rusinë. Shpresoj që Putini ta kuptojë këtë.”

 

Ndërsa Kremlini thotë se nuk ka plane për të pushtuar Ukrainën, Ministria e Mbrojtjes së Rusisë publikoi një video ku thotë se më shumë se 30 anije nga flota e Detit të Zi filluan manovra detare.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në veri, në Detin Azov, ndodhet një kontingjent i vogël rojesh kufitare të Ukrainës lindore. Të pajisur me anije të vogla, ata nuk mund të krahasohen me marinën ruse. Ukraina humbi pjesën më të madhe të marinës detare kur Rusia aneksoi Krimenë në vitin 2014.

 

Shtetet e Bashkuara tërhoqën shumicën e personelit të ambasadës nga Kievi dhe lëshuan paralajmërime për amerikanët që të largoheshin nga Ukraina. Shtëpia e Bardhë po ashtu tërhoqi trupat që po stërvisnin forcat ukrainase, duke i vendosur në Evropë. Pentagoni thotë se rreth 3 mijë trupa amerikane të Divizionit të 82 të këmbësorisë amerikane, do të dërgohen në Evropë./ Voa

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";