Shteti i Virginias në SHBA ka hequr dënimin me vdekje, duke u bërë shteti i 23-të i SHBA-së që merr një vendim të tillë.
Guvernatori Ralph Northam nënshkroi këtë të mërkurë legjislacionin. Ai tha se masa do të ndihmonte në reformimin e një sistemi të papërsosur të drejtësisë.
Virginia kishte numrin e dytë më të lartë të ekzekutimeve në Shtetet e Bashkuara, pas Teksasit.
Kundërshtarët e dënimit me vdekje deklaronin se masa ishte zbatuar në mënyrë disproporcionale për njerëzit me ngjyrë, të sëmurët mendorë dhe të varfërit.
Advertisement