SHBA vendos sanksione ndaj disa zyrtarëve të regjimit sirian

Pinterest LinkedIn Tumblr +
SHBA vendos sanksione ndaj disa zyrtarëve të regjimit sirian

Më 20 gusht, Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione ndaj disa zyrtarëve të lartë të qeverisë siriane dhe komandantëve të njësive ushtarake siriane, si pjesë e përpjekjeve të Uashingtonit për të ndërprerë financimet për qeverinë e presidentit Bashar al-Asad.

Departamenti amerikan i Thesarit tha në një deklaratë se janë vënë sanksione ndaj Luna Al Shibl, oficer i lartë i shtypit, dhe Muhamad Ammar Saati bin Mohamad Naëzad, një anëtar i shquar i Partisë qeverisëse siriane.

Ndërkohë, sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo, tha në një deklaratë se Departamenti i Shtetit gjithashtu renditi në listën e zezë, udhëheqjen e disa njësive ushtarake siriane, përfshirë komandantin e Forcave të Mbrojtjes Kombëtare, Fadi Saqr, për shkak të përpjekjeve të tyre për të parandaluar armëpushimin.

“Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj janë të bashkuar për të vazhduar presionin ndaj Asadit deri sa të ketë një zgjidhje paqësore, politike për konfliktin”, tha Pompeo.

Advertisement

Vendimet ngrijnë çdo pasuri amerikane të atyre që janë në listë të zezë dhe përgjithësisht ndalojnë amerikanët që të bashkëpunojnë me ata.

Një sulm nga qeveria e Asadit ndaj protestuesve në mars të vitit 2011 çoi në luftë civile në këtë vend. Iranin dhe Rusia mbështesin qeverinë e Aasadit, ndërsa Shtetet e Bashkuara mbështesin opozitën.

Miliona njerëz janë larguar nga Siria dhe miliona të tjerë janë zhvendosur brenda vendit./ REL

The post SHBA vendos sanksione ndaj disa zyrtarëve të regjimit sirian appeared first on Vizion Plus.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy