SHBA/ Vdiq nga sulmi në zemër, vëllezërit e mitur qëndruan 1 javë me kufomën e nënës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
SHBA/ Vdiq nga sulmi në zemër, vëllezërit e mitur qëndruan 1 javë me kufomën e nënës

Dy vëllezër kanë qëndruar një javë me kufomën e nënës së tyre brenda shtëpisë në Teksas, pasi ajo ndërroi jetë nga një sulm në zemër. Fëmijët, të cilët i përkasin moshës 5 dhe 7 vjeç, nuk ishin në gjendje që të thërrisnin për ndihmë.

Nëna e djemve, 71-vjeçarja Connie Taylor, u gjet e vdekur brenda shtëpisë nga policia. Ajo i kishte adoptuar djemtë muajin e kaluar.

Të miturit u gjetën në shtëpi nga autoritetet, pasi ata nuk ishin paraqitur në shkollë për një javë.

Djemtë deklaruan se ishin përpjekur që të përdornin celularin e Taylor për të thirrur për ndihmë, por ata nuk e dinin fjalëkalimin për ta zhbllokuar.

Advertisement

Ata gjithashtu thanë se nuk i njihnin fqinjët e tyre dhe se ishin shumë të frikësuar për të dalë jashtë.

The post SHBA/ Vdiq nga sulmi në zemër, vëllezërit e mitur qëndruan 1 javë me kufomën e nënës appeared first on Vizion Plus.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy