SHBA thirrje Iranit dhe Izraelit, Blinken: Të shmangim konfliktin e armatosur në Lindjen e Mesme

Pinterest LinkedIn Tumblr +
SHBA thirrje Iranit dhe Izraelit, Blinken: Të shmangim konfliktin e armatosur në Lindjen e Mesme

Ndërsa Irani ka paralajmëruar Izraelin për hakmarrje pas vrasjes së liderit politik të Hamas në Teheran, SHBA ka bërë edhe një herë thirrje palëve për uljen e tensioneve mes tyre.

“Nuk duhet të ketë përshkallëzim që do të çonte në një konflikt të armatosur. Ne po bëjmë përpjekje intensive diplomatike, së bashku me aleatët dhe partnerët tanë, për ta parandaluar këtë dhe i dërguam mesazhin drejtpërdrejt Iranit dhe Izraelit”, tha Sekretari i Shtetit, Antony Blinken.

Nga ana tjetër Palestina është e gatshme për negociata me Izraelin për statusin përfundimtar në kuadër të konferencës së paqes. Kështu bëri me dije presidenti palestinez Mahmud Abbas.

“Shteti i Palestinës formuloi një vizion politik dhe përgatiti një ‘trajektore’, e cila u miratua nga grupi i gjashtë shteteve arabe dhe u paraqit për shqyrtim nga SHBA, Bashkimi Europian dhe anëtarët e Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, deklaroi Abbas.

Advertisement

Sulmet izraelite ne Gaza ka lënë deri më tani të paktën 39.000 palestinezë të vdekur dhe rreth 91 mijë të tjerë të plagosur.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy