Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vijon bilanci negativ në lidhje me pandeminë koronavirus, ku janë tejkaluar 2 milionë e 500 mijë të infektuar. SHBA kryeson listën e pandemisë dhe në mbarë botën ka shkuar në 10 milionë numri i të infektuarve nga Covid-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, Teksasi dhe Florida kanë raportuar shifra rekord. Rritja e rasteve në shtetet jugore vjen pasi nisa hapja e vendit.

Mediat amerikane shkruajnë se të shtunën në Florida u shënua një rekord, ku u raportuan më shumë se 9 mijë e 500 raste të reja, ndërsa rekordi më herët ishte me 9 mijë raste.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kjo situatë ka bërë që zyrtarët në Florida të marrin masa duke vendososur sërish masa kufizuese siç bëri të premten Teksasi.

Këshilltari kryesor i qeverisë amerikane për koronavirus, Dr Anthony Fauci, tha javën e kaluar se vendi kishte një “problem serioz” me menaxhimin e situatës. Deri tani janë shënuar më shumë se 125 mijë të vdekur nga Covid-19 në SHBA.