SHBA, stuhia masive shkakton tornado, dëborë dhe akull

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një stuhi masive, me erëra të forta në të gjithë Shtetet e Bashkuara, ka shkaktuar tornado në disa pjesë të Oklahomës dhe Teksasit përfshirë zonën Dallas-Fort Worth. Pjesa qendrore e vendit, nga Malet Rocky pritet të përballet edhe me reshje dëbore.

 

 

 

Advertisement

Zona që shtrihet nga Montana deri në perëndim të Nebraskës dhe Kolorados pritet të goditet nga një stuhi dëbore, njofton Shërbimi Kombëtar i Motit. Në disa zona stuhia mund të sjellë deri 60 centimetra borë. Në rrafshinat lindore pritet të ketë shi dhe akull.

 

 

 

Advertisement

Zyrtarët kanë njoftuar se një tornado ka shkaktuar dëme në qytetin Wayne të Oklahomës. Sherbimi Kombëtar i Motit njoftoi se shpejtësia e erës kishte arritur deri në 211 kilometra në orë.

 

 

 

Advertisement

Stuhia shkaktoi tornado, breshër dhe shira të rrëmbyer në pjesën veriore të Teksasit, sipas meteorologut Tom Bradshaw nga Sherbimi Kombëtar i Motit. Zyrtarët njoftuan për disa të plagosur dhe dëmtimin e shtëpive dhe bizneseve. Dëme janë njoftuar edhe në qytetin Decatur, rreth 113 kilometra nga Dallasi.

 

 

Specialistët e motit kanë paralajmëuar se në disa pjesë të shteteve Iowa, Minnesota dhe Dakotën e Jugut mund të formohen shtresa akulli deri 2.5 centimetra.

Advertisement

 

 

Deri 51 centimetra dëborë mund të bien në pjesën perëndimore të Nebraskës dhe erërat mund të shkojnë deri në 80 kilometra në orë, thanë zyrtarët. Stuhia do të vazhdojë zgjerimin të mërkurën drejt shteteve Luiziana, Misisipi, Alabama dhe në disa pjesë të Floridës.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy