SHBA stërvit forcat ukrainase, Kina e Rusia bëhen bashkë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
SHBA stërvit forcat ukrainase, Kina e Rusia bëhen bashkë

Ndërsa rreziku i shpërthimit të luftës midis Ukrainës dhe Rusisë mbetet ende i lartë, trupat ukrainase nuk po humbin kohë. Ato po trajnohen në bazën ushtarake Yavoriv në Perëndim të vendin me raketa antitank, lëshues predhash dhe pajisje të tjera ushtarake të dhuruara nga Shtetet e Bashkuara si pjesë e një pakete ndihme prej 200 milionë dollarësh.

Ushtarët, një pjesë me veshje të bardha kamuflazhi, gjuajtën me raketa ose qëndruan duke vëzhguar, ndërsa automjetet ushtarake kalonin nëpër peizazhin me dëborë.

Ukraina ka marrë ndihma ushtarake nga ShBA-ja, ndërsa po përgatitet për një sulm të mundshëm nga Rusia që ka grumbulluar mbi 100 mijë trupa pranë kufijve të Ukrainës javët e fundit. Moska mohon të planifikojë ndonjë ofensivë të tillë.

“Këto armë do të ndihmojnë për ndalimin e automjeteve ushtarake, dëmtimin e tyre dhe do të na lejojnë të shkatërrojmë ndërtesat ku fshihet armiku”, tha Andriy Bestyuk, zëdhënës i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë ukrainase.

Advertisement

Aleatët e tjerë në Europën Lindore po përgatiten gjithashtu. Pajisje ushtarake në Ukrainë ka dërguar Polonia, ndërsa ShBA-ja dhe vendet e tjera të NATO-s por dërgojnë trupa ushtarake.

Trupat e para amerikane mbërritën në Gjermani të premten. Presidenti amerikan Joe Biden ka urdhëruar dislokimin e mbi 2000 trupave në vendet aleate të NATO-s.

Përballë NATO-s qëndron Rusia dhe Kina. Kjo e fundit iu bashkua Rusisë për të kundërshtuar zgjerimin e mëtejshëm të NATO-s, ndërsa të dy vendet afrohen më shumë përballë presionit perëndimor.

Moska dhe Pekini lëshuan një deklaratë duke treguar marrëveshjen e tyre për një sërë çështjesh gjatë vizitës së presidentit rus Vladimir Putin në Pekin me rastin e hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy