Udhëheqësit e ushtrisë së Mianmarit, i njohur edhe si Birmania, do të përballen me sanksione amerikane, për shkak të grusht shtetit të cilin SHBA-ja e ka dënuar.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka miratuar udhrin ekzekutiv që parasheh sanksione kundër pjesëtarëve të ushtrisë. Biden u bëri thirrje gjeneralëve të Mianmarit të heqin dorë nga pushteti dhe të “tregojnë respekt për vullnetin e popullit të Birmanisë”.

Ai bëri thirrje për lirimin e udhëheqësve politikë të arrestuar gjatë grusht shtetit. Sanksionet do të shënjestrojnë interesat biznesorë dhe familjet e ngushta të udhëheqësve të ushtrisë. Duke paralajmërua marrjen e më shumë masave ndaj tyre, Biden tha se gjeneralët nuk do të kenë qasje në 1 miliardë dollar pasuri në Shtetet e Bashkuara.

Më 1 shkurt, ushtria mori pushtetin në vendin e Azisë Juglindore. Ushtria arrestoi udhëheqësen politike, Aung San Suu Kyi dhe qindra ligjvënës të tjerë. Pas këtij veprimi, udhëheqësit e grushtit të shtetit kanë formuar një Këshill Suprem i cili do të zëvëndësojë kabinetin qeverisës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Marrja e pushtetit nga ana e ushtrisë erdhi pas akuzave për manipulime në zgjedhje nga ana e partisë Lidhja Kombëtare të Demokracisë (NLD), të cilën e udhëheq Aung San Suu Kyi. Këto pretendime janë kundërshtuar nga Komisioni i Zgjedhjeve.

Në Mianmar më pas shpërthyen protestat kundër grushtit të shtetit. Policia ka përdorur topa uji dhe plumba gome ndaj protestuesve.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price, u tha gazetarëve se demonstratat e vazhdueshme “tregojnë aspiratat e njerëzve të Birmanisë për demokraci”.

Shtetet e Bashkuara dhe Kombet e Bashkuara kanë dënuar përdorimin e forcës kundër protestuesve, të cilët po kërkojnë rikthimin e një qeverie civile.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Këto janë protestat më të mëdha në këtë vend në një dekadë. Ato kanë rikthyer në kujtesë kryengritjet e përgjakshme për të rrëzuar sundimin ushtarak që kishte zgjatur gjysmë shekulli. Më 2011 ushtria filloi të heqë dorë nga pushteti./ Rel