
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shpallur “non grata” presidentin e Nikaraguas, Daniel Ortega.
Hyrja në SHBA i është ndaluar dhe bashkëshortes së tij, zv.presidentit Murillo, si dhe disa ministrave të tjerë të Amerikës Qendrore, nën akuzën se kanë kryer “atentat” ndaj demokracisë.
Advertisement
“Represioni dhe abuzimet e qeverisë së Ortegës dhe të atyre që e mbështesin, detyruan Shtetet e Bashkuara të reagojnë”, shkruhet mes të tjerash në dekretin e presidentit Biden.
José Daniel Ortega Saavedra ka shërbyer si president i Nikaraguas që prej vitit 2007.
Advertisement