Departamenti amerikan i Thesarit ka futur në listë të sanksioneve disa zyrtarë ukrainas dhe rusë të lidhur me qeverinë në Rusi që kanë pasur për qëllim destabilizimin e Ukrainës. Dy nga ta janë deputetë të Parlamentit të Ukrainës të cilët konsiderohen si shërbyes të Shërbimit të Inteligjencës së Rusisë.

“SHBA-ja është duke ndërmarrë aksione për të kundërshtuar kampanjën e rrezikshme, kërcënuese dhe të ndikueshmërisë së Rusisë që të dezinformimit në Ukrainë. Ne jemi të angazhuar për të ndërmarrë hapa që mbajnë përgjegjëse Rusinë për veprimet e saj destabilizuese,”ka thënë nënsekretari i Thesarit, Wally Adeyemo.

Sipas thesarit amerikan Shërbimi i Inteligjencës Ruse ka rekruatuar dy anëtarë të parlamentit të Ukrainës për t’i përgatitur që ta marrin qeverinë e Ukrainës dhe ta kontrollojnë infrastrukturën kritike të Ukrainës përmes një force okupuese ruse.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";