Departamentit i Thesarit njoftoi se ka sanksionuar dy individë dhe katër entitete të Republikës Serbe të Bosnjes që i konsideron, si rrjet i mbështetësve të Presidentit Milorad Dodik.

 

Sipas Departamentit të Thesarit anëtarët e këtij rrjeti, të cilët përfshijnë fëmijët e Milorad Dodikut, Igor Dodik dhe vajza e tij Gorica Dodik, janë përfshirë në akte korrupsioni duke i mundësuar atij të marrë fonde publike e të pasurojë veten dhe familjen e tij.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sanksionet e sotme parashikojnë bllokimin e gjithë pasurive që këta persona kanë në Shtetet e Bashkuara.

 

Departamenti i Thesarit thekson se që nga viti 2021, Dodik ka përfshirë gjithnjë e më shumë djalin dhe vajzën e tij në aktivitete politike dhe biznesi brenda Republikes Serbe, duke shkaktuar shqetësim se Republika Serbe e Bosnjes po kthehet në një biznes familjar të Dodikut.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Milorad Dodik njihet gjerësisht për thirrjen dhe mbështetjen e hapur për transferimin e njëanshëm të kompetencave shtetërore nga qeveria e Bosnje Hercegovinës tek Republika Serbe.

 

Në deklaratën publike të Departamentit të Thesarit thuhet se Dodik ka përdorur pozicionin e tij zyrtar në Bosnje Hercegovinë, si dhe një rrjet lidhjesh personale e kompani private, për përfitimeve personale, nëpërmjet përdorimit të parave publike, marrjes së ryshfetit dhe formave të tjera të korrupsionit. Retorika e tij përçarëse etno-nacionaliste, thuhet në deklaratë, pasqyron përpjekjet e tij për të çuar përpara këto synime politike dhe për të larguar vëmendjen nga aktivitetet e tij korruptive. Dodik ka denigruar publikisht grupet e tjera etnike dhe fetare brenda Bosnje dhe Hercegovinës, duke thelluar më tej përçarjen dhe ngërçin politik, thekson me tej deklarata.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Me mbështetjen financiare dhe politike të individëve dhe subjekteve të përcaktuar sot, Dodik është përfshirë në korrupsion për të siguruar stabilitetin e tij personal financiar dhe politik, në kurriz të qytetarëve të Bosnje dhe Hercegovinës që jetojnë në Republikën Serbe“, tha nënsekretari i Thesarit për Terrorizmin dhe Inteligjencën Financiare Brian E. Nelson. “Ne do të vazhdojmë të mbajmë përgjegjës të gjithë ata të cilët me veprimet e tyre kontribuojnë në degradimin dhe minimin e institucioneve në Bosnje dhe Hercegovinë në Ballkanin Perëndimor, si dhe në minimin e Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit”.

 

Shtetet e Bashkuara kanë vënë sanksione ndaj Milorad Dodikut që më 17 korrik të vitit 2017 për pengim të zbatimit Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ai është sanksionuar për herë të dytë, më 5 janar të vitit 2022 si përgjegjës apo bashkëpunëtor, për minimin e Marrëveshjes së Dejtonit, si dhe për aktivitete korruptive.

 

Sanksionet e sotme nga Departamenti i Thesarit u shtohen listës së kufizimeve të mparshme ndaj tij nga Departamenti i Shtetit, që nuk e lejojnë të hyjë në territorin amerikan. Sanksionet janë pjesë e përpjekjeve më të gjera të qeverisë amerikane në mbështetje të paqes, stabilitetin dhe qeverisjen funksionale e demokratike në rajonin e Ballkanit Perëndimor./VOA/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";