Shtetet e bashkuara të amerikës kanë akuzuar rusinë se ka dërguar trupat e saj ushtarake në kufi me ukrainën për të nxitur përplasje që do të shërbejnë si pretekst për pushtim.
Zëdhënësi i Pentagonit bëri të ditur se moska po pergatitet të krijojë operacione provokuese dhe akte sabotazhi per te realizuar qellimet e saj
JOHN KIRBY
ZËDHËNËS I PENTAGONIT“Inteligjenca jonë tregon se aktorët rusë tashmë kanë nisur të fabrikojnë provokime ukrainase brenda shtetit, dhe në rrjetet sociale, për të justifikuar një nderhyrje ruse dhe për të përshkallëzuar situatën në Ukrainë. Ushtria ruse planifikon të nisë këto aktivitete disa javë para pushtimit ushtarak, që mund të nisë në mesin e janarit apo mesin e shkurtit”
Por këto deklara sollën reagimin e menjëhershëm të moskës. “Të gjitha këto pretendime kanë qenë pabazë dhe nuk janë konfirmuar” raportohet të ketë deklaruar zëdhënësi i kremlinit.
Shkembimi i auzave vjen një jave të negociatave të zhvilluara në Gjenevë, Bruksel dhe Vjenë mes zyrtarëve amerikanë, evropianë dhe atyre rusë. Shtetet e Bashkuara dhe vendet Perëndimore kanë ngritur alarmin për pozicionim të trupave ruse afër Ukrainës. Nderkohe moska ka kërkuar garanci qe NATO nuk do te beje pjese te saj vendet e ish bashkimit sovjetik.