Presidenti i SHBA-së, Joe Biden pritet të ndalojë sot importet e naftës, gazit natyror dhe qymyrit nga Rusia.
Njoftimi pritet të vijë si sanksioni i fundit në përgjigje të pushtimit të Ukrainës nga Moska.
Advertisement
Administrata e Biden ka qenë nën presion në rritje nga ligjvënësit amerikanë për të ndërmarrë këtë hap.
SHBA do të bëjë lëvizjen në mënyrë të njëanshme, pa aleatët e saj evropianë. Vendet e BE-së kanë dukshëm më shumë ekspozim ndaj energjisë ruse sesa SHBA.
Advertisement