
Pentagoni ka pranuar se një dron amerikan ka gabuar shënjestër duke goditur mbi një automjet në Kabul, ku mbetën të vdekur 10 civilë të pafajshëm, 7 prej të cilëve ishin fëmijë. Ngjarja ka ndodhur pak para tërheqjes së trupave amerikane nga Kabuli.
Kenneth McKenzie, kreu i komandës qendrore amerikane, e konsideroi ngjarjen si një gabim tragjik, ndërsa i shprehur ngushëllime familjeve të viktimave.
Pavarësisht dyshimeve të ngritura pas sulmit në mediat amerikane, të cilat cituan familjarët e viktimave, deri më tani Pentagoni kishte pretenduar se më 29 gusht ishte goditur objektivi, i cili ishte një kërcënim i mundshëm me kamikazë që ishin drejtuar për në aeroportin e Kabulit, por ky pretendim ka rënë dhe është bërë një hap pas.
Advertisement