Universiteti i Oksfordit, partneri i AstraZeneca në zhvillimin e vaksinës, tashmë ka rifilluar testimin në Britaninë e Madhe.
Por në Shtetet e Bashkuara, ekspertët nga Instituti Kombëtar i Shëndetit janë “shumë të shqetësuar” për ndërlikimet e mundshme të vaksinës, njoftoi Kaiser Health News të hënën. Prova klinike amerikane e vaksinës Covid-19 të AstraZeneca do të pezullohet për ditët e ardhshme, pasi Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave heton një efekt të mundshëm anësor, sipas Reuters.
Prova klinike e ndërmarrjes farmaceutike britanike-suedeze u pezullua javën e kaluar pasi një vullnetar u shtrua në spital dhe thuhet se u diagnostikua me mielit tërthor, i cili shkakton inflamacion në palcën kurrizore dhe shoqërohet me infeksione virale.
Universiteti i Oksfordit, partneri i AstraZeneca në zhvillimin e vaksinave, tashmë ka rifilluar provën e tij klinike në Britani, duke deklaruar se reagimet anësore janë një ngjarje “e pritshme” në një studim të madh.
Në Shtetet e Bashkuara, ekspertët janë më ngurrues për të rifilluar procesin.
The post SHBA pezullon eksperimentimin e vaksinës kundër COVID-19 appeared first on Vizion Plus.