SHBA përshëndet lirimin e dy pengjeve nga Hamasi/ Blinken: Nuk ndalemi deri në lirimin e çdo pengu

Pinterest LinkedIn Tumblr +
SHBA përshëndet lirimin e dy pengjeve nga Hamasi/ Blinken: Nuk ndalemi deri në lirimin e çdo pengu

SHBA ka përshëndetur lirimin e dy pengjeve amerikanë nga Hamasi. Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, tha se Shtëpia e Bardhë mirëpret këtë vendim, por nuk dorëzohet deri në lirimin e çdo pengu.

 

“Por ka ende 10 amerikanë të tjerë që mbeten të pagjetur në këtë konflikt,” theksoi Blinken, duke shtuar se ata janë mes rreth 200 të tjerëve nga vende të ndryshme që mbahen në Gaza, duke përfshirë burra, gra, të moshuar dhe fëmijë .“Secili prej tyre duhet të lirohet”, nënvizoi Blinken.

 

Advertisement

Blinken shtoi se vijon puna për të liruar të gjithë pengjet e tjera. Hamasi ka liruar shtetaset amerikane, Judith Tai Raanan dhe vajzën e saj 17-vjeçare, Natali Raanan, të cilat u rrëmbyen gjatë sulmit fillestar kundër Izraelit, rreth dy javë më parë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy