SHBA përgatitet për evakuimin e amerikanëve nga Izraeli

Pinterest LinkedIn Tumblr +
SHBA përgatitet për evakuimin e amerikanëve nga Izraeli

Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, pritet që së shpejti të njoftojë se Qeveria amerikane do të nisë operacionin e evakuimit nga Izraeli, për t’iu mundësuar amerikanëve të largohen me avionë nga Izraeli.

 

Ky zhvillim vjen në kohën kur Izraeli ka paralajmëruar se po përgatitet të përshkallëzojë aksionin hakmarrës ndaj militantëve palestinezë të Hamasit në Rripin e Gazës, thanë dy burime për agjencinë AP.

 

Advertisement

Fluturimet nga Izraeli, me amerikanët që duan të largohen, pritet të nisin të premten, thanë burimet që folën në kushte anonimiteti.

 

Qeveria amerikane po përgatitet për të realizojë të paktën katër fluturime në ditë nga Izraeli për në Frankfurt, Gjermani.

 

Advertisement

Nga aeroporti Ben Gurion i Tel Avivit ende po operojnë disa avionë komercialë dhe rrugët tokësore për t’u larguar nga Izraeli po ashtu janë të hapura.

 

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, tha të mërkurën se administrata po shqyrtonte “disa opsione” për të ndihmuar amerikanët që duan të largohen nga Izraeli.

 

Advertisement

Autoritetet amerikane kanë konfirmuar se të paktën 25 shtetas amerikanë janë në mesin e mbi 1.200 të vrarëve në Izrael, që kur Hamasi nisi një sulm të paprecedent ndaj Izraelit më 7 tetor.

 

Shtëpia e Bardhë po ashtu ka konfirmuar se disa amerikanë janë në mesin e dhjetëra personave që Hamasi ka marrë si pengje.

 

Advertisement

Më 12 tetor, sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, vizitoi Izraelin, ku u takua me kryeministrin e këtij shteti, Benjamin Netanyahu.

 

Vizita e kryediplomatit amerikan në Izrael kishte për qëllim shfaqjen e mbështetjes për Izraelin, por edhe mbështetjes në përpjekjet për të liruar pengjet.

 

Advertisement

Blinken tha po ashtu se amerikanët do të vazhdojnë të kërkojnë korridore të sigurta për të hyrë dhe dalë nga Gaza, gjë që do të mund të ndihmonte qindra civilë amerikanë që mund të jenë të bllokuar në Rripin e Gazës gjatë luftimeve.

 

Që kur militantët e Hamasit kryen sulme të befasishme nga toka, ajri dhe deti ndaj Izraelit, ky i fundit është kundërpërgjigjur ashpër me bombardime të vazhdueshme në Rripin e Gazës, ku jetojnë mbi 2 milionë palestinezë.

 

Advertisement

Autoritetet izraelite, që kanë shpallur gjendje lufte, po ashtu kanë paralajmëruar se po përgatiten për një pushtim të mundshëm tokësor të Gazës, e cila që nga viti 2007 udhëhiqet nga Hamasi./rel

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy