Rreziku i një agresioni rus ndaj Ukrainës do të trajtohet si urgjencë, ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përgatiten të ndërmarrin masa të ashpra kundër Kremlinit. Këtë e bëri të ditur Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken.
ANTONY BLINKEN
SEKRETAR I PËRGJITHSHEM AMERIKAN
“Ajo që presidenti ia bëri shumë të qartë Presidentit Putin, është se ne po shikojmë dhe jemi të përgatitur të ndërmarrim hapat nga të cilët jemi përmbajtur në të kaluarën që do të kishin pasoja për Rusinë. Kremlini nuk duhet të ketë asnjë dyshim se agresioni i mëtejshëm ushtarak kundër Ukrainës do të kishte kosto të rënda si përgjigje”Advertisement
Një ndër masat për të parandaluar Rusinë, sipas kryediplomatit amerikan, është kërcënimi për gazsjellësin “Nord Stream 2”, i cili do të kalojë nga Rusia në Gjermani përmes Detit të Veriut.
“Është shumë e rëndësishme për Rusinë edhe konkretisht për Presidenti Putin të shohë gazin të rrjedhë përmes atij tubacioni, kur ai të bëhet funksional, por një gjë e tillë do të jetë e pamundur ose e vështirë të zbatohet kjo nëse Rusia sulmon Ukrainën nëse ajo ndërmerr veprime të reja.”
Advertisement
Sekretari amerikan i shtetit zhvilloi këtë fundjavë një takim me homologët e tij në Samitin e G7në Mbretërinë e Bashkuar . Ai u shpreh se të gjithë aleatët janë të vendosur që të mos e lejojnë Rusinë të sulmoje Ukrainës.