Shtetet e Bashkuara nuk do të japin viza për studentët ndërkombëtarë, nëse mësimi i tyre në vjeshtë zhvendoset online, për shkak të koronavirusit.

Udhëzimi i lëshuar nga Migracioni dhe Doganat e SHBA-së mund t’i ndikojë qindra-mijëra studentë të huaj në SHBA, mes tyre edhe shume shqiptare.

“Departamenti amerikan i Shtetit nuk do të lëshojë viza për studentët e regjistruar në shkolla dhe / ose programe që janë plotësisht në internet për semestrin e vjeshtës. “Studentët aktualisht aktivë në Shtetet e Bashkuara, të regjistruar në programe të tilla, duhet të largohen nga vendi ose të marrin masa të tjera, siç është transferimi në një shkollë me udhëzime për status të ligjshëm. Nëse jo, ata mund të përballen me pasoja të imigracionit, përfshirë inicimin e procedurave të largimit“, thuhet në udhëzim.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Udhëzimi aplikohet për vizat jomigrante studentore F-1 dhe M-1.

Këshilli Amerikan i Arsimit, i cili përfaqëson udhëheqësit e rreth 1,700 institucioneve të arsimit të lartë, e cilësoi udhëzimin e ri si “të tmerrshëm”.

“Ky udhëzim ngre më shumë pyetje sesa përgjigje dhe fatkeqësisht bën më shumë dëm sesa mirë”, tha përmes një deklarate Këshilli Amerikan i Arsimit.

Shumica e kolegjeve dhe universiteteve nuk i kanë bërë ende publike planet për vjeshtë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Universiteti i Harvardit tha të hënën se do të sjellë deri në 40 për qind të studentëve në kampus, përfshirë të gjithë studentët e vitit të parë, porse të gjitha udhëzimet do të jenë në internet./R.E.L

The post SHBA nuk i vazhdon vizat për studentët e huaj ( edhe shqiptarët) nëse mësimi bëhet online appeared first on Vizion Plus.