SHBA nën shok, del videoja e një tjetër afro-amerikani të vrarë nga policia

Pinterest LinkedIn Tumblr +
SHBA nën shok, del videoja e një tjetër afro-amerikani të vrarë nga policia

Në kohën kur Shtetet e Bashkuara janë përfshirë nga protesta të dhunshme kundër vdekjes së George Floyd në duart e policisë, një tjetër video e vrasjes së një afro-amerikani po nga policë të bardhë shokon vendin.

Ngjarja ka ndodhur në 3 mars, në Tacoma, të shtetit të Washingtonit. Viktima quhet Manuel Ellis. Skenën e filmoi një grua që ndodhej pas makinës së policisë, e cila dëgjohet duke bërtitur: “ Boll e goditët, o Zot, ndaloni”! E njëjta situatë edhe për të ashtu si per Floyd; Manuel gjithashtu duket se ka bërtitur: “Nuk marr dot frymë”!

Sipas policisë, Ellis ishte ndaluar pasi agjentët kishin parë se ai po përpiqej të hapte dyert e makinave të parkuara, dhe thotë se ai ka luftuar me ta, por disa pamje tregojnë që policët e godasin dhe e hedhin në tokë, ndërsa pas kësaj, grumbullohen sipër tij, duke vazhduar ta godasin.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy