Shtetet e Bashkuara kanë shpenzuar miliarda dollarë të taksapaguesve amerikanë në projektet e rindërtimit në Afganistan, të cilat ose nuk ishin të nevojshme ose nuk kërkoheshin nga autoritetet në vendin e rrënuar nga lufta, thuhet në një raport të ri.

 

Inspektori i Përgjithshëm Special për Rindërtimin e Afganistanit (SIGAR) ka dokumentuar shpërdorimet masive në një raport të paraqitur ligjvënësve amerikanë të hënën.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Agjencia inspektoi gati 7.8 miliardë dollarë të shpenzuar që nga viti 2008 për të ndërtuar, financuar ose subvencionuar shkolla, burgje, një hotel, spitale, rrugë, ura dhe objekte ushtarake afgane. Raporti identifikoi Departamentin amerikan të Mbrojtjes si kontribuesin më të madh, me 6.5 miliardë dollarë.

 

SIGAR zbuloi se rreth 2.4 miliardë dollarë “në pasuri të paluajtshme ishin të papërdorura ose të braktisura, nuk ishin përdorur për qëllimet e paracaktuara, dhe gjendja e tyre ishte përkeqësuar ose ishin shkatërruar”.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Më shumë se 1.2 miliardë dollarë nga 7.8 miliardë dollarë në asetet e financuara nga Shtetet e Bashkuara thuhet në raport, ishin duke u përdorur sipas parashikimit dhe vetëm një pjesë e objekteve, me vlerë 343.2 milionë dollarë, “mbahen në gjendje të mirë”.

 

Në raport citohet Inspektori i Përgjithshëm Special John Sopko që thotë se ata konstatuan një model të agjencive amerikane “që hidhnin shumë para, shumë shpejt, në një vend shumë të vogël për t’i përthithur ato”.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në kundërshtim me ligje të shumta amerikane, shumë prej objekteve dhe aseteve të financuara nga Shtetet e Bashkuara iu ofruan qeverisë afgane pa i pyetur ata nëse i dëshironin apo kishin nevojë për ndërtesa, ose nëse kishin aftësinë teknike për t’i mbajtur ato në punë.

 

“Fakti që kaq shumë pasuri kapitale përfundojnë të papërdorura, në gjendje të përkeqësuar ose të braktisura duhet të kishte qenë një shkak shqetësimi kryesor për agjencitë që financojnë këto projekte”, tha zoti Sopko.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sipas agjencisë SIGAR që nga viti 2002 deri në dhjetor 2020, Uashingtoni kishte përvetësuar rreth 143 miliardë dollarë për rindërtimin dhe aktivitetet e lidhura me të në Afganistan. Shpenzimet masive kishin për qëllim nxitjen e vullnetit të mirë dhe një rifillim të shpejtë të zhvillimit që zyrtarët amerikanë shpresonin se do të ndihmonte për paqen dhe stabilitetin në vendin e shkatërruar nga konfliktet.

 

Ligjvënësit amerikanë krijuan agjencinë SIGAR në vitin 2008 për të identifikuar shpërdorimet, mashtrimet dhe abuzimet në projektet amerikane të financuara nga taksapaguesit në Afganistan. Agjencia që atëherë ka përpiluar raporte tremujore, duke ekspozuar shpesh boshllëqe serioze në planifikimin dhe ekzekutimin e kontratave.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Gjetjet e fundit të SIGAR-it vijnë ndërsa Presidenti Joe Biden po rivlerëson një marrëveshje paqeje që paraardhësi i tij, Donald Trump, nënshkroi me talebanët një vit më parë për të promovuar një zgjidhje të negociuar të luftës 19-vjeçare në Afganistan.

 

Marrëveshja kërkon që 2500 trupat e mbetura amerikane të largohen nga Afganistani deri më 1 maj 2021, duke i dhënë kështu fund luftës më të gjatë të Shteteve të Bashkuara, që ka marrë jetët e më shumë se 2400 ushtarëve dhe ka kushtuar gati 1 trilionë dollarë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

SIGAR vuri në dukje se sasia aktuale e shpërdorimit “është pothuajse me siguri më e lartë”, sepse nuk ka inspektuar të gjitha “projektet e aseteve kapitale” të financuara nga Shtetet e Bashkura në Afganistan./ VOA