Pas vendimit të liderve të Bashkimit Evropian për të ndaluar me 90 për qind importet e lëndëve djegëse nga Rusia, shtetet e bashkuara të amerikës i japin “dritën jeshile” Venezuelës të rinisë ekportet e saj të naftës në Evropë.
Në një rapot të publikuar nga mediart ndërkombetare thuhet se Uashington do të lejojë dy kompani evropiane të naftës, në Itali dhe Spanjë, të importojnë “arin e zi” nga Venezuela.Qëllimi i kësaj lëvizjeje të Shtëpisë së Bardhë është të mbulojë një pjesë të humbjeve që vijnë nga embargoja ndaj naftës ruse, ndërsa dërgesat e para priten të fillojnë në fillim të korrikut.
Edhe pse sasitë e naftës që do të lejohen të transportojnë dy kompanitë evropiane nuk raportohen të jenë shumë të mëdha, të paktën në fillim dhe ndikimi i në çmimet botërore të naftës nuk do të jetë shumë i dukshëm, ky veprim është parë si një alternativë e mundshme.
Vendimin e Uashingtonit për të lejuar eksportet e naftës është përshëndetu edhe nga Presidenti i Venezuelës Nicolas Maduro.
“Shtetet e Bashkuara ndërmorën hapa të vegjël por të rëndësishëm” – u shpreh maduro.Aktualisht rreth 70% e shitjeve të naftës të Venezuelës sot shkojnë në rafineritë e Kinës.
Shtëpia e Bardhë ne vitin 2019, nën administrimin e ish-presidentit amerikan Donald Trump kishin vendosur sanksione ndëshkuese venezuelës, kryesisht embargos së naftës, me synimin për të rrëzuar presidentin Maduro nga pushteti.
Një zyrtar i lartë amerikan, kishte theksuar se politika e SHBA ndaj Venezuelës nuk kishte ndryshuar. Sanksionet do të lehtësohen nëse bëhet përparim drejt demokracisë dhe mbahen zgjedhje të lira.