Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërkojnë nga Kosova dhe Serbia që të rikthehen në tryezën e dialogut sa më parë.

 

Përmes një deklarate zyrtare nga Departamenti Amerikan i Shtetit, bëhet thirrje që të dy vendet të arrijnë një marrëveshje që normalizon marrëdhëniet mes tyre.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të mbështesin punën drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, të detyrueshme të normalizimit të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, e përqendruar në njohjen reciproke, që hedh bazat e një bashkëpunimi dhe prosperiteti të qëndrueshëm. Ne mbështesim dialogun e lehtësuar nga BE dhe inkurajojmë palët që të angazhohen përsëri në këtë proces me urgjencë për të adresuar çështje teknike dhe politike. Ne do të punojmë me Serbinë dhe Kosovën për të vënë në zbatim angazhimet e tyre në Uashington, në mbështetje të qëllimit të normalizimit të plotë të marrëdhënieve.”