Në përgjigje të një prove me raketë balistike nga Koreja e Veriut që kaloi mbi Japoni, Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut kryen të mërkuren prova me raketa me precizion të lartë. Megjithatë, administrata e Presidentit Biden thotë se mbetet e hapur për dialog me Phenianin.

 

Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut lëshuan katër raketa në brigjet lindore të Gadishullit Korean të mërkurën në mëngjes, njoftoi Shefi i Shtabit të Koresë së Jugut.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Të martën, avionët e Koresë së Jugut dhe ato të Forcave Ajrore amerikane kryen stërvitje ushtarake në përgjigje të provës së fundit me raketa nga Koreja e Veriut, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre.

 

“Stërvitja ishte një shfaqje e aftësive dinamike të përbashkëta ushtarake të të dy vendeve tona, që synonte të shërbente si një masë për të shkurajuar një sulm nga një vend tjetër. Ne do të vazhdojmë të koordinojmë reagimin e menjëhershëm dhe afatgjatë në mënyrë dypalëshe e trepalëshe, me Republikën e Koresë dhe me komunitetin ndërkombëtar”, tha ajo.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Pheniani bëri një provë me një raketë balistike me rreze të mesme veprimi të martën, që besohet të jetë versioni më i fundit i atyre që u shfaqën në një paradë të fundit ushtarake.

 

Ajo ka një rreze veprimi prej 4600 kilometrash, më të gjatë se raketat e mëparshme. Raketa u nis drejt Japonisë në vend që të ndiqte trajektoren vertikale, duke fluturuar mbi këtë vend, në incidentin e parë të këtij lloji në pesë vjet. Autoritetet paralajmëruan banorët në dy rajone në Japoni.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kryeministri i Japonisë, Fumio Kishida foli të martën me Presidentin amerikan Joe Biden.

 

“Lëshimi i raketës balistike nga Koreja e Veriut ishte një akt i egër dhe absolutisht i palejueshëm. Ne do të përgjigjemi sa më shpejt që të jetë e mundur, duke treguar nivelin më të lartë të vigjilencës”, tha kryeministri japonez.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ekspertët thonë se prova me raketë balistike ka të ngjarë të jetë një reagim i Phenianit ndaj stërvitjeve të fundit ushtarake të Shteteve të Bashkuara, Japonisë dhe Koresë së Jugut, të parat që nga viti 2017. Aeroplanmbajtësja amerikane USS Ronald Reagan mbërriti në Busan të Koresë e Jugut, muajin e kaluar, përpara se të shfaqte forcën e saj.

 

Administrata e Presidentit Biden tha se është e përkushtuar për të mbrojtur aleatët e saj. Por ajo është gjithashtu e hapur për dialog.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Qëllimi ynë mbetet krijimi i një Gadishulli Korean pa armë bërthamore. Ne mbetemi të përgatitur për t’u angazhuar në diplomaci serioze dhe të qëndrueshme për të bërë përparim real drejt këtij qëllimi dhe mbetemi të përgatitur për t’u takuar me Phenianin pa kushte paraprake”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre.

 

Ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara ka bërë thirrje për një takim të Këshillit të Sigurimit, për të punuar në kufizimin e programeve të armëve të shkatërrimit në masë të Phenianit.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Por nuk ka gjasa të këtë një përgjigje të fortë nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së, sepse anëtarët e tij të përhershëm Kina dhe Rusia, kundërshtojnë vendosjen e më shumë sanksioneve ndaj Koresë së Veriut, duke lënë më pak mundësi për të bindur udhëheqësin Kim Jong Un të ndjekë rrugën diplomatike.

 

Pheniani miratoi së fundmi një ligj, që autorizon sulme parandaluese bërthamore, duke përfshirë edhe në rastet e përballimit të një sulmi me armë konvencionale.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Duke miratuar në ligj politikën e përdorimit të forcës bërthamore, statusi i vendit tonë si shtet me armë bërthamore është bërë i pakthyeshëm”, tha udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un.

 

Ekspertët presin që Pheniani të kryejë një tjetër provë bërthamore së shpejti, e cila do të ishte e shtata.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Koreanoveriorët po përpiqen të përfitojnë nga situata e tanishme, pra, nga fakti që Shtetet e Bashkuara janë të përqendruara në luftën në Ukrainë. Kjo u jep atyre pak hapësirë dhe kohë për të realizuar qëllimet e tyre”, thotë ekspertja e Këshillit Atlantik, Naoko Aoki.

 

Koreja e Veriut lëshoi gjithashtu disa raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi javën e kaluar, gjatë vizitës së Nënpresidentes amerikane Kamala Harris në Korenë e Jugut dhe në zonën e çmilitarizuar mes dy Koreve./voa

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";