Në SHBA, drejtuesit kryesorë demokratë dhe republikanë në Komisionin e Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve i bënë thirrje Presidentit Donald Trump të hetojë helmimin e udhëheqësit rus të opozitës Aleksej Navalni.

Në një letër dërguar Presidentiit Trump, demokrati Eliot Engel, kryetar i komisionit dhe republikani Michael McCaul, numri dy i komisionit, i kërkojnë administratës të nisë një hetim mbi sulmin ndaj zotit Navalni, duke thënë se mund të jetë e nevojshme që ndaj Moskës të ndërmerren sanksione.

Aleksej Navalni, një kritik i njohur i Presidentit Vladimir Putin, u sëmur më 20 gusht gjatë një fluturimi me avion brenda Rusisë dhe më pas u transferua në Gjermani për mjekim.

Qeveria gjermane tha më 2 shtator se rezultatet e toksikologjisë tregojnë se 44-vjeçari ishte helmuar me agjentin nervor Novichok të stilit sovjetik.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kremlini ka mohuar çdo përfshirje në helmim dhe ka hedhur poshtë çdo akuzë për krim.

Të martën, përfaqësuesit e G 7s dënuan “helmimin e konfirmuar” të Navalnit, sipas një deklarate të lëshuar nga Departamenti amerikan i Shtetit./ VOA

The post SHBA/ Kongresi i kërkon Donald Trump të hetojë helmimin e Navalnit appeared first on Vizion Plus.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";