Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërkojnë rindërtimin dhe fuqizimin e aleancës ushtarake transatlantike, NATO.
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, në udhëtimin e tij të parë në Bruksel, pas takimit me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, tha se vizita e tij kishte synim përmirësimin e marrëdhënieve me aleatët.
ANTONY BLINKEN
AdvertisementSEKRETARI AMERIKAN I SHTETIT
“Unë jam këtu pjesërisht për të ndarë disa nga mendimet tona fillestare me aleatët tanë të NATO-s, Por mbase edhe më e rëndësishme, unë jam këtu për të dëgjuar dhe konsultuar sepse kjo është ajo që bëjnë aleatët. Unë kam ardhur këtu për të shprehur përkushtimin e palëkundur të Shteteve të Bashkuara ndaj NATO-s. Shtetet e Bashkuara duan të rindërtojnë partneritetin tonë, para së gjithash me aleatët tanë të NATO-s, ne duam të ringjallim aleancën.”
Ish-presidentit amerikan , Donald Trump,gjatë presidencës së tij e kishte kritikuar shpesh herë anëtarësimin në NATO, duke e cilësuar atë si të vjetëruar.
Ndërkohë Blinken vuri ne dukje edhe shqetësimin e Shteteve të Bashkuara mbi gazsjellësin “Nord Stream 2”, që po ndërtohet nga Rusia në Gjermani. Kryediplomati amerikan tha se ky investim bie në kundërshtim me interesat e Bashkimit Evropian.
“Presidenti Biden ka qenë shumë i qartë, ai beson se gazsjellësi është ide e keqe, e keqe për Evropën, e keqe për Shtetet e Bashkuara, në fund të fundit është në kundërshtim me vetë qëllimet e BE-së për siguri. Gasjellësi ka potencial për t’i minuar interesat e Ukrainës, Polonisë dhe disa partnerëve dhe aleatëve të ngushtë”
Sekretari amerikan i shtetit, do të zhvillojë bisedime me udhëheqësit e Bashkimit Evropian si pjesë e përpjekjeve të presidentit të SHBA-së, Joe Biden, për të përmirësuar raportet transatlantike.