Shtetet e Bashkuara të Amerikës do t’i përgjigjen ashpër Rusisë nëse sillet në mënyrë të papërgjegjshme. Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, në një intervistë për BBC tha se edhe pse kerkon një marrëdhënie të qëndrushme me Kremlinin, Uashingtoni do të kujdeset të ndalojë veprimet agresive.
“Ne do të preferonim një marrëdhënie të qëndrueshme dhe të parashikueshme. Washington-i është i sinqertë në thirrjen për një samit dhe shtim të dialogut me Moskën dhe do të preferonte stabilitetin. Por nese Rusia vazhdon sjelljet e papërgjegjshme si sulmet dixhitale, përfshirjen në zgjedhje, por edhe vazhdimin e shkeljeve të të drejtave të njeriut si në rastin e Alexei Navalny-t, SHBA do t’i pergjigjet ashper.”
Blinken mbërriti këtë të enjte në Ukrainë për të treguar mbështetjen e Uashingtonit për Kievin pas agresionit rus në kufirin mes dy vendeve.