SHBA jep mbi një miliard dollarë ndihmë për ushtrinë ukrainase

Pinterest LinkedIn Tumblr +
SHBA jep mbi një miliard dollarë ndihmë për ushtrinë ukrainase

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të japin 1.1 miliard dollarë ndihmë ushtarake shtesë për Ukrainën.

 

Në këtë paketë përfshihet financimi i 18 sistemeve të avancuara raketore dhe armë të tjera për të luftuar dronët, njoftoi Shtëpia e Bardhë më 28 shtator.

 

Advertisement

Paketa synon të ndihmojë Ukrainën që të sigurojë nevojat e saj afatgjata të mbrojtjes dhe financohet nga Iniciativa e Ndihmës për Sigurinë e Ukrainës (USAI), një program i veçantë i autorizuar nga Kongresi që financon blerjen e armëve dhe pajisjeve ushtarake.

 

Paketa e re “përfaqëson një investim shumëvjeçar në aftësitë kritike për të ndërtuar qëndrueshmëri të Forcave të Armatosura të Ukrainës”, derisa ato vazhdojnë të luftojnë kundër ushtrisë pushtuese ruse, tha Pentagoni në një deklaratë.

 

Advertisement

Paketa përfshin financimin e 18 HIMARS-ëve, që janë sisteme raketash artilerie me lëvizshmëri të lartë dhe 12 sistemeve Titan, të cilat përdoren për të luftuar dronët.

 

Pentagoni dhe udhëheqësit ushtarakë ukrainas thonë se HIMARS-ët kanë qenë çelësi për sukseset e fundit të Ukrainës në fushëbetejë.

 

Advertisement

Sistemet Titan do të vendosen kundër dronëve të prodhuar nga Irani, që forcat ruse kanë filluar t’i përdorin për të shënjestruar forcat ukrainase.

 

Më 14 shtator, ushtria ukrainase publikoi imazhe të një droni të Iranit, i njohur me emrin Shahed-136. Ukraina tha se për herë të parë ka hasur në një dron vetëvrasës iranian, që është përdorur nga Rusia në fushëbetejë.

 

Advertisement

Në korrik, inteligjenca amerikane paralajmëroi se Irani po planifikonte të dërgonte qindra dronë në Rusi për t’i përdorur në luftën në Ukrainë.

 

Irani fillimisht kishte mohuar akuzat, por kreu i Gardës Revolucionare Islamike së fundmi është mburrur se shteti i tij po armatos fuqitë kryesore botërore.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy