SHBA-ja është e gatshme për lidhje më të forta me Britaninë dhe BE-në pas Brexitit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
SHBA-ja është e gatshme për lidhje më të forta me Britaninë dhe BE-në pas Brexitit

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump ka uruar Britaninë dhe Bashkimin Evropian për arritjen e marrëveshjes tregtare pas Brexitit, duke thënë se Uashingtoni është gati për të krijuar “lidhje më të forta transatlantike”.

“Përgëzime për Mbretërinë e Bashkuar dhe Bashkimin Evropian për arritjen e një marrëveshjeje historike për Brexit”, është thënë në mesazhin e zyrtarëve për siguri kombëtare në Shtëpinë e Bardhë.

“Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të punojnë me të gjithë për të ndërtuar marrëdhënie edhe më të fuqishme transatlantike në të ardhmen”.

Britania dhe Bashkimi Evropian kanë nënshkruar marrëveshjen të enjten, pas disa muajve të negociatave.

Advertisement

Mbështetësit e Brexitit janë zotuar për marrëveshje të re tregtare me SHBA-në për të kompensuar largimin nga blloku evropian.

Dokumenti i marrëveshjes besohet se ka rreth 2,000 faqe, ndërkohë që të dyja palët kanë kohë deri më 31 dhjetor që ta miratojnë atë në parlamentet përkatëse.

Kjo pasi në këtë datë Britania përfundon periudhën tranzitore pas largimit zyrtar nga blloku evropian në janar në këtij viti.

Vendimi për largim të Britanisë nga BE-ja ka ardhur pasi 52 për qind e votuesve kanë votuar për dalje të Britanisë nga BE-ja kundruall 48 për qind që kanë kundërshtuar atë, në referendumin e mbajtur më 2016.​/ REL

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy