Shtëpia e Bardhë e ka dënuar përdorimin “barbar” të forcës kundër civilëve, pasi sulmet ajrore ruse goditën një spital të fëmijëve dhe maternitetin në Mariupol të Ukrainës.

 

“Është e tmerrshme të shohësh këtë lloj të përdorimit barbar të forcës ushtarake kundër civilëve të pafajshëm në një shtet sovran”, tha Sekretarja për Media, Jen Psaki.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në sulmin ajror në Mariupol janë plagosur të paktën 17 persona, tha një zyrtar ukrainas. Ky sulm ndodhi teksa hapja e korridoreve humanitare mundësuan që civilët të evakuohen nga qytetet e rrethuara ukrainase, por marrëveshja për evakuimin e civilëve nuk është respektuar plotësisht pas vazhdimit të luftimeve.

 

Edhe Vatikani e ka dënuar këtë sulm, duke e quajtur të papranueshëm.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Bombardimi i spitaleve është i papranueshëm. Nuk ka asnjë arsye, asnjë motiv për një gjë të tillë”, tha Sekretari i Vatikanit, kardinali Pietro Parolin.

 

 

Ndërkaq, autoritetet në qytetin e Mariupolit thanë se dëmet ishin “kolosale”, ndërkaq presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha se nën rrënoja ka edhe fëmijë. Ai e quajti këtë sulm “mizori”, teksa autoritetet ende janë duke punuar për të kuptuar numrin e saktë të viktimave.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Sipas Associated Press, dridhjet e tokës janë ndjerë dy kilometra larg ndërtesës së spitalit në Mariupol, që u godit nga një seri shpërthimesh.Policia dhe ushtarët dolën menjëherë në vendin e ngjarjes dhe në rrjete sociale u publikuan pamjet e shpëtimit  të një gruaje shtatzënë, e cila ishte e gjakosur dhe po bartej me barelë./R.E.L