Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do t’i përgjigjen thirrjes së Organizatës Botërore të Shëndetësisë për të ndihmuar vendet e varfra, që të kenë akses ndaj vaksinës sapo ajo të konfirmohet.

Programi i quajtur kovaks është ngritur në bazën e nismës globale për të zhvilluar, prodhuar dhe shpërndarë në mënyrë të barabartë një vaksinë COVID-19.

Kjo është një nismë e përbashkët e ndërmarrë nga OBSH-ja, Koalicioni për Gatishmërinë kundër Epidemive dhe Aleanca e Vaksinave, e themeluar nga Bill dhe Melinda Gates.

Presidenti Donald Trump deklaroi tërheqjen e Shteteve të Bashkuara nga OBSH-ja në muajin korrik, me argumentin se kjo organizatë keqmenaxhoi shpërthimin e koronavirusit dhe iu nënshtrua vullnetit të Kinës, ku u zbulua për herë të parë virusi në fund të vitit të kaluar.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndërkohë gjatë kësaj jave, komisioni europian bëri të ditur se do të japë një kontribut prej 400 milionë € në garanci për të mbështetur COVAX dhe objektivat e tij në kontekstin e përgjigjes botërore ndaj pandemisë. Programi i mbështetur nga 172 shtete ka mbledhur pothuajse 16 miliardë euro që nga 4 maji i vitit 2020.

The post SHBA i thotë “jo” vaksinës së COVAX/ Trump refuzon të ndihmojë vendet e varfra appeared first on Vizion Plus.