Presidenti amerikan Xho Bajdën dhe kancelari gjerman Olaf Shulc, në takimin e parë mes tyre në Shtëpinë e Bardhë, dërguan një mesazh të qartë për refuzimin e gazsjellësit rus “Rrjedha Veriore 2”, nëse Rusia nuk heq dorë nga thellimi i tensioneve me Ukrainën.

 

JOE BIDEN

PRESIDENT, SHBA

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Nëse Rusia pushton, pra nëse tanket dhe trupat ruse do të kalonin përsëri kufirin e Ukrainës, atëherë nuk do të ketë më Nord Stream 2. Ne do t’i japim fund këtij projekti. Jemi bashkërisht gati dhe e gjithë NATO është gati për tu përgjigjur.”

 

Mbyllja e projektit do të dëmtonte Rusinë ekonomikisht, por gjithashtu do të shkaktonte probleme të furnizimit me gaz natyror për Gjermaninë, e cila mbulon gjysmën e nevojave të saj përmes furnizimit nga Rusia.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

OLAF SCHOLZ

KANCELAR, GJERMANI

“Nuk mund të heshtim për çështjen e Rusisë, vendosja e trupave ruse afër kufirit me Ukrainën është kërcënim serioz për sigurinë evropiane. Rusia duhet ta kuptojë se mund të ndeshet me shumë më tepër pasoja se sa ajo mund të ketë llogaritur.”

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në këto kushte, Shtetet e Bashkuara janë angazhuar të ndihmojnë Evropën për t’u furnizuar me energji. Gjatë takimit të Këshillit SHBA-BE për energjinë në Uashington, Sekretari amerikan i Shtetit, Entoni Blinken deklaroi se janë në bisedime me qeveri dhe prodhues gazi në të gjithë botën për burime shtesë energjie për Evropën.

 

Sakaq, Shefi i Politikës së Jashtme Josep Borell u shpreh se Rusia nuk ka hezituar të përdorë furnizimet me gaz për Evropën si armë për përfitime politike. Rusia mbulon rreth 40% të nevojave të gazit për Bashkimin Evropian.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";