Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë ditëlindjen e 245-të. 245 vjet më parë, Kongresi i Dytë Kontinental, që përfaqësonte 13 kolonitë amerikane të Mbretërisë, miratoi Deklaratën e Pavarësisë.
Në kuadër të Ditës së Pavarësisë, ambasadorja amerikane, Yuri Kim bëri thirrje që të dërgohet më përpara demokracia.
Advertisement
“Sot, ne festojmë ditëlindjen e 245-të të Shteteve të Bashkuara, ditë e cila përkujton miratimin e Deklaratës së Pavarësisë më 4 korrik 1776. Ne patëm kënaqësinë të festonim Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës me miq këtë javë. Në vitin e ardhshëm, ne mirëpresim të çojmë akoma më përpara demokracinë, mbrojtjen dhe biznesin”, tha Yuri Kim gjatë një feste të organizuar me liderë dhe personalitete shqiptarë.