SHBA do të lejojë të hyjnë në vend qytetarët e vaksinuar me një nga vaksinat e miratuara nga OBSH, sipas një njoftimi të CDC. Më 20 Shtator, Shtëpia e Bardhë njoftoi se Shtetet e Bashkuara do të heqin kufizimet e udhëtimit në nëntor për qytetarët nga 33 vende, përfshirë Kinën, Indinë, Brazilin dhe shumicën e Europës.
Disa vende i kanë bërë presion qeverisë së Presidentit amerikan Joe Biden për të pranuar vaksinat e miratuara nga OBSH, pasi vaksinat e miratuara nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave e SHBA nuk përdoren gjerësisht në të gjitha vendet.
Shtetet e Bashkuara do të pranojnë udhëtarët e vaksinuar nga 26 vendet Shengen në Europë, si dhe nga Britania, Irlanda, Kina, India, Afrika e Jugut, Irani dhe Brazili.
Advertisement