SHBA do të ndërtojë port të përkohshëm në bregun e Gazës për dërgimin e ndihmave humanitare

Pinterest LinkedIn Tumblr +
SHBA do të ndërtojë port të përkohshëm në bregun e Gazës për dërgimin e ndihmave humanitare

Presidenti amerikan Joe Biden pritet të njoftojë se ushtria amerikane do të ndërtojë një port në Gaza për të marrë më shumë ndihma humanitare nga deti, thonë zyrtarë të lartë amerikanë.

Porti i përkohshëm do të rrisë sasinë e ndihmës humanitare për palestinezët me “qindra kamionë shtesë” në ditë, thonë zyrtarët, raporton BBC.

Zyrtarët amerikanë thonë se ndërtimi i portit të përkohshëm në Gaza do të zghasë për disa javë. Porti do të jetë në gjendje të ankorojë anije të mëdha që transportojnë ushqime, ilaçe ujdhe strehimore të përkohshme, thanë zyrtarët.

Dërgesat fillestare do të mbërrijnë nëpërmjet Qipros dhe siguria do të koordinohet me Izraelin, thonë zyrtarët. Biden do të bëjë njoftimin gjatë fjalimit të tij për gjendjen e Bashkimit më vonë./vizionplus.tv/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy