Presidenti Biden udhëzoi sot hedhjen në treg të 50 milionë fuçi nafte nga rezervat strategjike të Amerikës për të ulur çmimet e naftës, në një veprim të koordinuar me vende të tjera si Kina, India dhe Britania e Madhe.

 

Masat e reja synojnë të ndikojnë në tregjet globale, por po ashtu edhe tek votuesit amerikanë, që po ndeshen me rritjen e inflacionit dhe të çmimeve para festës së Falenderimeve dhe udhëtimeve të fundvitit.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Çmimet e benzinës gati janë dyfishuar krahasuar me një vit më parë.

 

Ligjvensësit republikanë e kanë kritikuar administratën e Presidentin Biden për rritjen e inflacionit, që kapi shifrën e 6.2 për qind në tetor, më e larta e 31 vjetëve të fundit.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Rezervat Srategjike të Naftës janë një sasi nafte që ruhet për situata emergjente si fatkeqësi natyrore apo çështje të sigurisë kombëtare. Shtetet e Bashkuara kanë rreth 605 milionë fuçi nafte në rezerva.

 

Sipas statistikave amerikanët konsumuan 20.7 milionë fuçi nafte në ditë gjatë shtatorit. Kjo nënkupton që sasia e hedhur në treg nga rezervat është e barabartë me nevojat për dy ditë e gjysmë./ Voa

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";