Mes shqetësimeve për një rritje të pazakontë të numrit të trupave ushtarake ruse pranë kufirit Rusi-Ukrainë, ministri ukrainas i mbrojtjes vizitoi Uashingtonin për të biseduar me zyrtarët amerikanë rreth çështjeve strategjike e të mbrojtjes. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Ostap Yarysh njofton.

 

Zyrtarët amerikanë thonë se po monitorojnë një rritje të forcave ushtarake ruse pranë kufirit me Ukrainën.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ministri ukrainas i Mbrojtjes, i cili ndodhet në Uashington, thotë se prania e vazhdueshme ushtarake ruse në kufi nuk është asgjë e re.

 

“Zbulimi ynë, inteligjenca amerikane, inteligjenca e Mbretërisë së Bashkuar, bëjnë punën e tyre. Krahasuam hulumtimet dhe shohim të njëjtën pamje. Ne jetojmë në këtë luftë hibride me Rusinë për tetë vjet. Pra, për ne, nuk është befasi”, tha Oleksiy Reznikov, minister i mbrojtjes i Ukrainës.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në përgjigje, Sekretari amerikan i Mbrojtjes konfirmoi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për Ukrainën”.

 

“Dua t’ju siguroj, ashtu siç i tha Presidenti Biden Presidentit Zelenskiy, se mbështetja jonë për vetëmbrojtjen, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës është e palëkundur”, tha sekretari Lloyd Austin.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Instituti për Studimin e Luftës po monitoron gjithashtu lëvizjen e trupave ruse pranë Ukrainës. Analisti Mason Clark thotë se ata po shohin lëvizje ushtarake. Ai gjithashtu thotë se një pushtim i Ukrainës mund të jetë kundërproduktiv për presidentin rus Vladimir Putin.

 

“Një operacion i madh sulmues ka të ngjarë të sjellë kosto të konsiderueshme, duke vonuar gazsjellësin Nord Stream, dhe duke nxitur dislokime të shtuara nga NATO-ja ose forca të tjera evropiane në Ukrainë. Ka të ngjarë të jetë një operacion me kosto mjaft të lartë. Ushtria ukrainase e vitit 2021 nuk është më ajo e vitit 2014”, thotë Mason Clark me Institutin për Studimin e Luftës.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Megjithatë, ish-zëvendës sekretari i përgjithshëm i NATO-s Alexander Vershbow thotë se për Putinin mund të ia vlejë rreziku.

 

“Putini mund të mendojë se duhet të ndërmarrë rreziqe më të mëdha për të parandaluar që Ukraina të ketë sukses në përpjekjet e saj për t’u bashkuar me Perëndimin. Për shkak se kjo ka të bëjë me zotin Putin, trashëgiminë e tij dhe imazhin e tij për veten si bashkues i tokave ruse, ai mund të ndërmarrë veprime që nuk duken plotësisht logjike nga këndvështrimi ynë”.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ministri ukrainas i mbrojtjes thotë se premtimi i Perëndimit për mbështetje është i një rëndësie vendimtare.

 

“Ne jemi gati. Ushtria jonë është gati, por ne kemi nevojë për ndihmë nga e gjithë bota e qytetëruar. Nuk kemi kohë për të pasur frikë. Kemi nevojë për kohë për t’u përgatitur për qëndrueshmëri”, tha Oleksiy Reznikov./ Voa

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";