Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, dhe kryeministri i Katarit, Sheikh Mohammed bin Abdulrahman Al Thani, kanë folur për vazhdimin e punës për një armëpushim në Gaza.

Pas vrasjes së Ismail Haniyeh, një figurë e rëndësishme në negociatat e armëpushimit- Blinken tha se imperativi për të arritur një armëpushim, rëndësia që ka për të gjithë, mbetet ende.

Katari, i cili ka ndërmjetësuar bisedimet midis Hamasit dhe Izraelit  sugjeroi se vrasja e Haniyeh mund të rrezikonte bisedimet.

Më herët sot, kryeministri i Katarit pyeti:

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Si mund të ketë sukses ndërmjetësimi kur njëra palë vret negociatorin në anën tjetër?”, thuhet në një postim në platformën X.

Një zëdhënës i qeverisë izraelite tha se ata ishin të përkushtuar ndaj negociatave të armëpushimit dhe se donin që marrëveshja e pengjeve të kishte sukses.