Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, dhe kryeministri i Katarit, Sheikh Mohammed bin Abdulrahman Al Thani, kanë folur për vazhdimin e punës për një armëpushim në Gaza.
Pas vrasjes së Ismail Haniyeh, një figurë e rëndësishme në negociatat e armëpushimit- Blinken tha se imperativi për të arritur një armëpushim, rëndësia që ka për të gjithë, mbetet ende.
Katari, i cili ka ndërmjetësuar bisedimet midis Hamasit dhe Izraelit sugjeroi se vrasja e Haniyeh mund të rrezikonte bisedimet.
Më herët sot, kryeministri i Katarit pyeti:
“Si mund të ketë sukses ndërmjetësimi kur njëra palë vret negociatorin në anën tjetër?”, thuhet në një postim në platformën X.
Një zëdhënës i qeverisë izraelite tha se ata ishin të përkushtuar ndaj negociatave të armëpushimit dhe se donin që marrëveshja e pengjeve të kishte sukses.