Ambasada e SHBA në Moskë i ka bërë thirrje qytetarëve të saj të largohen menjëherë nga Rusia. Kjo thirrje nga ambasada është bërë për shkak të anulimit të fluturimeve me Rusinë dhe mbylljes së hapësirës ajrore.

“Një numër i madh linjash ajrore janë duke anuluar fluturimet në Rusi dhe shumë vende kanë mbyllur hapësirat e tyre ajrore për linjat ruse. Qytetarët amerikanë duhet ta konsiderojnë largimin menjëherë nga Rusia përmes mundësive që janë ende të disponueshme”, tha ambasada të dielën.

Ndërkohë, të njëjtën thirrje e ka bërë edhe Ministria e Jashtme e Francës për qytetarët që të largohen nga Rusia, ndërsa këshillohen që të mos udhëtojnë në Bjellorusi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";