SHBA dërgon municione në Ukrainë/ Uashingtoni gati për dy skenarë: Diplomaci ose konflikt

Pinterest LinkedIn Tumblr +
SHBA dërgon municione në Ukrainë/ Uashingtoni gati për dy skenarë: Diplomaci ose konflikt

Uashingtoni e ka bërë të qartë se është gati ti përgjigjet Rusisë me të dyja skenaret, qoftë me diplomaci apo konflikt, në varësi të zgjedhjes së Moskës. E ndërsa pritet një përgjigje me shkrim nga perëndimi këtë javë mbi propozimet e sigurisë, vazhdon gara e armatimit në dhe përreth Ukrainës nga të dyja palët.

 

Rreth 90 tonë të së ashtuquajturës “ndihmë vdekjeprurëse” të Shteteve të Bashkuara ka mbërritur tashmë në Ukrainë. Kjo ishte dërgesa e parë e pakos së ndihmës të miratuar së fundmi nga ushtria amerikane, ku përfshihen edhe municione për mbrojtësit në vijën e parë të frontit.

 

Advertisement

Presidenti amerikan Joe Biden, në muajin dhjetor miratoi një pako të ndihmës së sigurisë në vlerë prej 200 milionë dollarësh.Ambasada amerikane në Kiev tha se kjo dërgesë dëshmon “angazhimin e vendosur të SHBA-së ndaj të drejtës sovrane të Ukrainës për vetëmbrojtje”.

 

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken gjithashtu ka autorizuar vendet baltike, Estoninë, Letoninë dhe Lituaninë që të dërgojnë në Ukrainë raketa anti-tank dhe anti-ajrore të prodhuara nga Shtetet e Bashkuara.

 

Advertisement

Kryediplomati argumentoi se kjo lëvizje vjen për të forcuar aftësinë e Ukrainës për t’u vetëmbrojtur përballë agresionit të paprovokuar dhe të papërgjegjshëm të Rusisë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy