SHBA bujare, miliona dollarë ndihmë për Palestinën

Pinterest LinkedIn Tumblr +
SHBA bujare, miliona dollarë ndihmë për Palestinën

Administrata e presidentit amerikan Joe Biden do t’i kërkojë Kongresit amerikan 75 milionë dollarë për zhvillim dhe ndihmë ekonomike për palestinezët, ka thënë Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken të martën.

Ai ka thënë po ashtu se Uashingtoni do të shtyjë përpara procesin e rihapjes së konsullatës së Shteteve të Bashkuara për palestinezët në Jerusalem.

Ish-presidenti amerikan Donald Trump e pati mbyllur atë më 2019.

“Shtetet e Bashkuara do të punojnë për rihapje të konsullatës sonë në Jerusalem. Kjo është rrugë e rëndësishme që të bashkëpunojmë dhe të ofrojmë mbështetje për popullin palestinez”, ka thënë Blinken nga Ramallahu, pas takimit me presidentin e Autoritetit Palestinez Mahmoud Abbas.

Advertisement

Blinken ka thënë edhe se Shtetet e Bashkuara do të ofrojnë 5.5 milionë dollarë si ndihmë për Gazën, si dhe 32 milionë dollarë për Agjencinë e Ndihmës dhe Punës të Kombeve të Bashkuara (UNRWA).

Më herët gjatë ditës, Blinken ka thënë se SHBA-ja do të sigurohet që grupi militant Hamas, që kontrollon Gazën, të mos përfitojë nga ndihma.

Blinken po ashtu ka ritheksuar mbështetjn e SHBA-së për të drejtën e Izraelit që të mbrojë veten.

Më shumë se 250 persona janë vrarë, shumica prej tyre në Gaza, në luftimet 11 ditëshe, që kanë përfunduar të premten, përmes një armëpushimi të ndërmjetësuar nga Egjipti.

Advertisement

Dhuna ka shpërthyer pas disa javëve të tensioneve izraelito-palestineze në Jerusalemin Lindor, duke kulmuar më pas me përleshje në një zonë të shenjtë si për myslimanët, ashtu edhe për hebrenjtë./ REL

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy